Padyshim që Mariupoli është një ndër qytetet më të dëmtuara nga beteja e ashpër, ku shenjat e luftës janë të dukshme në çdo cep të tij. Rusia thotë se do të hapë korridorin humanitar në qytetin e shkatërruar të Mariupolit, nesër më 1 prill.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se do të hapë një korridor humanitar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhia të premten, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Agjencia citonte gjeneral-kolonelin Mikhail Mizintsev, drejtor i Qendrës Kombëtare Ruse për Menaxhimin e Mbrojtjes, të thoshte se Moska po vepronte sipas një kërkese që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz i kishin bërë presidentit rus, Vladimir Putin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: