Deri në 180,000 njerëz janë duke pritur për t’u evakuuar nga brenda dhe rreth qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit, tha të mërkurën kryebashkiaku Vadym Boychenko.

Kjo vjen pasi asnjë korridor evakuimi nuk po funksiononte të mërkurën për shkak të forcave ruse që bllokuan autobusët e evakuimit, njoftoi më herët zëvendës kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Gjithsej 150,000 njerëz janë evakuuar nga Mariupol deri më tani, shtoi Boychenko, duke folur gjatë një konference për media në internet. Komentet e Boychenkos u interpretuan në anglisht përmes Qendrës Mediatike të mbështetur nga qeveria e Ukrainës.

Qyteti strategjik portual është një nga objektivat kryesore të Rusisë dhe është shkatërruar nga granatimet e vazhdueshme gjatë gjithë luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: