Pak ditë më parë ti festove 60 vjetorin ! Shumë qytetarë u mblodhën kë shesh , aty ku ti u linde, të uruan . Plot gëzim hidhej vallja rreth teje , me të moshuar e të rinj. E ndërsa gëzimi vazhdonte , në rrugicat dëgjoheshin zëra të shumtë të fëmijëve .
Gjithë kjo harmoni për ty Gramsh ! Një qytet i vogël plot bukuri , dukej se po buçisje nga gëzimi. Çdokush që të vizititonte , isht e pamundur që ti rezistonte ardhjes së dytë , të tretë…. tek ti.
Por sot …. pse hesht? Rrugët, rrugicat janë bosh .
Ku janë ata që të ndërtuan? Ku janë djemë e vajzat që gumëzhinin e mbushnin shtëtitoren?
Ti dukesh i braktisur , gjithçka këtu është në heshtje , de duket sikur gurgullima e lumit Devoll e thyen këtë heshtje .
Po shëtis i vetëm në Gramsh , në rrugët ,rrugicat … sot shumë ndryshe , i heshtur me një qetësi zaptuese në të gjithë hapsirën tënde.
Për pak do të raportoj në ekranin tuaj të preferuar të news24, se çpo ndodh me qytetin tim .
Herë pas here më është dashur të raportoj ngjarje të ndryshme , nga më të bukurat e deri tek ato më të dhimbshmet… por sot duken sikur fjalët kanë humbur . Nuk gjen askënd të prononcohet , të japë një mendim , një përgjigje . Duket sikur ke vdekur .
E di që është një krahasim i shëmtuar ,por ti o Qyteti im po lufton në heshtje me vdekjen e padukshme , ashtu i izoluar nga çdo gjë e gjithçka.
Pa e ditur se sa kohë, por një bindje e fortë plot besim më th otë se ti do ta kalosh dhe këtë , duke e mposhtur këtë virus vdekjeprurës të padukshëm.
Të gjithë bashkë , edhe pse jo në sheshe apo rrugë, por në shtëpi DO TË TË MUNDIM!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: