SHBA

New York vijon të jetë qyteti më i goditur në botë prej koronavirusi por nga sot ka filluar rihapjen dhe lehtësimin e masave nga Lock- Down.

400 mijë qytetarë janë rikthyer për herë të parë pas pandemisë në vendet e tyre të punës teksa lehtësime të tjera priten në vijim.

Edhe pse New York ishte karantinë, protestat për vdekjen e afro- amerikanit George Floyd e përshinë edhe atë, pasi mijëra qytetarë ”harruan” koronavirusin dhe marshuan në rrugë pa ruajtur distancën fizike.

378 mijë të infektuar dhe 24 mijë e 212 të vdekur nga COVID-19 ka qyteti më i goditur në botë nga COVID- 19, Nju Jorku, në shtetin më të goditur, SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb