Të dielën, sheshet e Italisë u mbushën nga artiste që protestonin prej papunesise se shkaktuar nga COVID -19, ndersa rrjetet sociale, nga peticione per hapjen e teatrove. Shqipëria, ende hesht, nëse nuk llogarisim raste sporadike dhe të paorganizuara.

Me uljen e temperaturave dhe nisjes e shirave, edhe ato pak ngjarje artistike te mbajtura ne ambjente te hapura, behen te pamundura. News 24 ka kontakuar me artiste e drejtues teatrosh per sezonin e ri artistik dhe mundesite e pershtatjes me masat anticovid.

Aktori Naun Shundi thote se Teatrot duhet te ishin hapur me kohe.

Drejtoresha e Teatrit te Korces, Zamira Kita pyet se Pse duhet te penalizohet teatri ne skene, ndersa drejtorja e teatrit te Shkodres, Rita Gjeka, duke kujtuar se Koha per shfaqje jashte, mbaroi, gjen mundesi per te shfaqje ne salle.

Nderkaq, aktorja e regjisorja, Suela Bako pyet nese do kalojme nje vit te mbyllur?

Ne kete vazhde, aktori e pedagogu Genc Fuga thote se Çdo hap per shfaqje ne salle, eshte shume i vonuar.

Artistet jane te gatshem te rifillojne shfaqjet, si me ato te repertorit edhe me premiera,duke respektuar protokollet shendetesore, në një kohë që janë hapur baret dhe restorantet.

Sipas Naun Shundit, të lesh nje komb pa teatro, eshte krim. Me të njëjtën ide, Zamira Kita tregon se teatri i Korçes mund të bëjë shfaqje me 30% kapacitet, me nje në tri karrige per te ruajtur distancat.

Me të njëjten gatishmeri, eshte dhe “Migjeni” i Shkodres.

Rita Gjeka thote se prej hapesirave te medha qe ka, “Migjeni” ka mundesi qe ne salle te mis lejoje me shume se 50% publik, duke hapur teatrit ndersa respektohen rregullat anticovid.

Njesoj si ne Itali, edhe artistet shqiptare, gjykojne qe teatrot jane vende te sigurta dhe sherbejne per gjendjen psikologjike te publikut.

Aktori Naun Shundi thote se artistet jane te perjetshem, e politikanet te pershkojne. “Qeveria shkon e vjen, artistet i sherbejne publikut jo qeverise. Pushteti s’mund te nderprese kulturen” thekson ai.

Aktorja e drejtoresha Zamira Kita pyet “Si do te jetojme pa teatro?

Per shkodranen e skenes, Rita Gjeka, “ Një qytet nuk eshte më qytet pa teater, as spektatori jo e jo”.

Aktorja Suela Bako beson se teatri nuk shperndan Covidin as nuk eshte vater per infeksionin, madje, teatri eshte ilaç per sherimin e shpirtrave.

Ehe aktori Genc Fuga shprehet se eshte e kote te merresh me humoriste politikane, “apo me xhinglere politikane. Ne e bejme me mire dhe arti sheron eshte medikament”.

Nje barre faji, Fuga e ve ne supet e artisteve dhe te Minsitrise se Kultures, sa i takon situates dhe mosrregullimit ligjor te profesioneve ne art.
Sipas Fugës, “Ministria pa strategji, as nuk na mumeroi!”

Teatrot jane mbyllur qe ne mars dhe ende nuk ka date per rinisjen e shfaqjeve. Pos artisteve te punesuar e qe paguhen, problem mbeten ata qe punojne me projekte. Skena nuk eshte bashkuar dhe per Fugen, protesta e re duhet te jete per ligjin e artit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb