MAQEDONI- Komuna e Kumanovës në Maqedoni ka shkruar se komuna e tyre është në Maqedoninë Veriore, por ky ndryshim është bërë pa hyrë në fuqi ende emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, që është kompromis i arritur mes Shkupit dhe Athinës, informon INA.

Lajmi për ndryshimin e shtetit është bërë i ditur nga shumica e mediave maqedonase që kanë shkruar se kjo komunë ende pa hyrë në fuqi emri i ri ka nisur ta aplikojë.

Ky ndryshim i të dhënave të komunës ka bërë që shumë qytetarë të reagojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Sipas shtrirjes gjeografike, Kumanova gjendet në veri të Maqedonisë dhe nga komuna kanë sqaruar se në këtë kuptim është përdorur ky emërtim.
Screenshot_2-1-267x300
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: