Një 71-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Shtetësja Sh.D., është gjetur pa jetë nga familjarët e saj në banesë. Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se vijon puna për zbardhen e plotë të ngjarjes.

“Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb