FIER

Polumbarët e RENEA-s kanë ndaluar kërkimet  për gjetjen e trupit të gruas që mendohet se është mbytur në lumin Vjosë.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se polumbarët nuk arritën të gjejnë asnjë shenjë të gruas, edhe pse kërkuan për më shume se tre orë në të gjithë territorin ku mendohet se ka rënë 59-vjecarja Manushaqe Nexhipi.

Sipas familjarëve gruaja ishte e paralizuar nga njëra kembe dhe njëra dorë, ndërkohe që vuante edhe nga skleroza.

Fillimisht familjaret kerkuan vete me varka e mjete rrethanore. Me pas kërkuan ndihmën e policisë dhe palombarëve. Nëpërmjet medias ata i bënë apel institucioneve të ndërhyrjen për të gjetur trupin e gruas, nene e dy fëmijëve.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb