ELBASAN

Policia e Elbasanit jep detaje për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku për t’i shpëtuar rrezikut një pasagjere u hodh nga autobusi, duke ndërruar jetë në spital.

Policia sqaron se ka ndërruar jetë 47-vjeçarja M. K., e cila është rrëzuar nga mjeti, pasi shoferi ka kryer manovra të rrezikshme. Për pasojë, blutë e Elbasanit kanë arrestuar shoferin e autobusit, 49-vjeçarin D. P.

“Arrestohet shtetasi D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb