KINE

Mrekullia ka ndodhur me një vogëlush tre vjeçar në Kinë, i cili ka shpëtuar pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banon. Prindërit e kishin lënë vetëm në shtëpi dhe vogëlushi kishte dalë në ballkon.

Fatmirësisht, djalin e vogël e kishin vërë re banorët përreth, te cilet menduan mënyrën më të shpejtë për ta shpëtuar duke e pritur poshtë me batanije. Një prej banorëve përshkruan momentin kur pa djalin duke u varur ne ballkon.

“Teksa po shihja lart, vura re një fëmijë që po varej në ballkon. Reagimi im i parë ishte të gjeja dicka për ta kapur. Mendova të nxitoja dhe ta prisja me duart e mia, por kjo nuk do të funksiononte”
Banorët arritën ta shpëtonin fëmijën, duke e pritur me një batanije të madhe. Një prej fqinjëve e coi vogëlushin në spital dhe raportohet se nuk kishte pësuar asnjë dëmtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb