Një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia.

Policia e Tiranës bën me dije se viktima ishte duke punuar në soletën e një banese, kur ka rënë nga kati i katërt i saj.

Informacion paraprak

Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb