Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku një fëmijë i mitur ka rënë nga lartësia. Ngjarja ndodhi në fshatin Vërdovë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i mituri me inicialet R. K., 4 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb