Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike lojtari i Regbisë së Spanjës, 32-vjeçari, Kaua Loama.

Ai ishte në Amsterdam për ndeshjen e gjashtë të grupit B me Spanjën kundër Holandës, ku thuhet se kishte pësuar dëmtime të shumta në kokë nga një lartësi e një ndërtese dhe kishte shkuar në spital në një gjendje kritike.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, por ndërroi jetë në spital.

Loama kishte luajtur për U-20 të Samoas në Regbi dhe një numër klubesh nga Oklandi ku është dhe vendlindja e tij përpara se të kalonte në Spanjë duke marrë pasaportën e kësaj të fundit, ku iu bashkua klubit të divizionit të parë Ordizia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: