Ky është vendi ku humbi jetën 28-vjeçari Ajdin Mustafi në hotel Rogner. Një ngjarje e padëgjuar dhe skandaloze në qendër të Tiranës, në një nga hotelet që presupozohet të jetë ndër më të mirët. Siç duket dhe nga imazhet e siguruara nga “BalkanWeb”, ngjarja ka ndodhur në ballkonin e një dhome në katin e pestë të hotelit.

Rogner33

I riu ishte mbështetur, por kangjellat e amortizuara dhe të shkatërruara janë shembur papritur, çka ka bërë që ai të bjerë dhe të gjejë vdekjen për shkak të plagëve të marra. Ndonëse ngjarja është konsideruar aksidentale, policia po heton për zbardhjen e plotë, pasi nga ana e stafit nuk ishte marrë asnjë mase paralajmërimi apo rregullimi, duke sjellë vdekjen e një të riu.

Rogner

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb