LEZHA

Një punëtor 59-vjeçar ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra nga pema.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se punëtori I.T, ndodhej tek një pemë në lulishten në qendër të qytetit.

Nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo rrethanat e saj, teksa punëtori mbërriti me urgjencë i pajetë në spitalin rajonal të Lezhës.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Më datën 19.05.2021, rreth orës 12:00 ,jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit Rajonal Lezhë për një shtetas që ka arritur pa shenja jetë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë rezultoi së shtetasi I.T.,59 vjeç, banues në Lezhë, i cili punonte në një sërë pemesh dekorative,dyshohet se ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb