TIRANË

Qindra mijëra mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur pranë selisë së kësaj partie nga ku do të nisen bashkë me drejtuesit drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë të opozitës.


Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se situata është shumë e ndezur në selinë e LSI ku janë mbledhur protestuesit. Bashkë me ta qëndrojnë dhe ish-deputetë e përfaqësues të tjerë të kësaj force.


Ish-deputetja Nora Malaj shihet teksa shoqëron të rinjtë që ia marrin një kënge popullore të njohur por me personazh këtë herë kryeministrin Edi Rama.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: