ITALI – Më 15 dhjetor, 16-vjeçarja Brikena Mehmeti ra nga kati i dytë i një banese në Loria të Italisë për shkak të një forme të rëndë të somnambulizmit, që e bëri të ngatërronte dritaren e banjës së shtëpisë me një derë.

Pas një jave që qëndroi në koma, Brikena ndërroi jetë pas plagëve të rënda në shtyllën kurrizore dhe shpinë.

Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime të forta mbi shkakun e ngjarjes së rendë edhe pas autospisë së bërë në Itali dhe dërgimit të trupit në Kosovë.

Karabinierët po marrin në konsideratë çdo hipotezë të mundshme në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të 16-vjeçares shqiptare.

Megjithatë një mesazh i dërguar një shoku të saj, ka bërë konfuzë autoritetet italiane duke shqyrtuar edhe një herë dosjen e hetimit.

Prokurori i Trevisos ka hapur dosjen e hetimit mbi këtë tragjedi me hipotezën e një krimi për nxitjen e vetëvrasjes, një dyshim qe u shfaq kur u bë e ditur se vajza kishte vdekur dhe nuk kishin elemente per te gjetur dhe vulosur shkakun e renies. Ndër hipotezat dhe ato qe ngriten dyshime, po qarkullon në rrethin e miqve të saj, një mesazh i dërguar një shoku i cili, pas asaj që ndodhi, do ta kuptonte ndryshe kontekstin e atyre fjaleve: “nesër do të shohësh” ose “nesër do ta kuptosh” të shkruar disa orë përpara tragjedisë.

Por ende nuk dihet se për çfarë e ka shkruar Brikena këtë mesazh ndërkohë që pritet të merret në pyetje shoku i saj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb