Sekretari i jashtëm i Britanisë së Bashkuar, Dominic Raab, ka deklaruar se ata si vend do ta luajnë rolin e tyre të plotë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së Qipros.

Sipas shtypit qipriot grek, Raab zhvilloi një vizitë në Qipron Greke para konferencës jozyrtare 5+1, ku do të diskutohet Qiproja me pjesëmarrjen edhe të vendet garantuese. Ky takim është planifikuar të zhvillohet së shpejti nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Fillimisht Raab u takua me liderin qipriot grek, Nikos Anastasiadis dhe më pas me ministrin e jashtëm të Qipros Greke, Nikos Hristodulidis.

Në vlerësimin e tij pas takimit me ministrin Hristodulidis, Raab tha se Britania është një vend që zgjidh probleme, është një prej vendeve garantuese dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Në të njëjtën kohë, gjatë kohë jemi miq të njerëzve në Qipro. Dëshirojmë që ndarjet në Qipro të përfundojnë në mënyrë të përhershme. Do të luajmë rolin e plotë që na takon për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të Qipros” tha Raab.

Më tej, Raab shtoi se të gjitha palët duhet të vlerësojnë mundësinë që sekretari i oërgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka ofruar me konferencën jozyrtare 5+1.

“Konferenca nën kryesimin e OKB-së është një mundësi për të siguruar dobi dhe stabilitet rajonal për të dy komunitetet në Qipro”, tha Raab.

Ai theksoi se mos arritja e një zgjidhjeje nuk do të sjellë dobi për askënd.

“U bëj thirrje palëve që në bisedime të vijnë me dëshirën për të treguar fleksibilitet dhe dakordësim”, shtoi Raab.

Ndër të tjera, ai tha se për zgjidhjen e çështjes së Qipros, Britania do të punojë së bashku me popullin e Qipros dhe OKB-në për të garantuar paqe të përhershme në ishull.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb