Pasi Barcelona hoqi dorë nga nënshkrimi me talentin francez Adrien Rabiot, mesfushori tani po mendon për klube të tjera për ardhmen e tij.

Kontrata Rabiot përfundon më 30 qershor në Paris Saint- Germain, të cilën ai nuk pranoi ta rinovojë. Ai në një intervistë për gazetën “Il Corriere dello Sport”, ka konfirmuar se ka biseduar me Juventusin për një kalim të mundshëm te kampionët italian.

“Është e vërtetë, Juventusi më ka kontaktuar. Po flasim. Më pëlqen shumë Italia. Të jesh në këtë vend është e mrekullueshme për të pushuar dhe rigjeneruar. Një sezon i ri më pret. Nuk e di ende. Juventusi është një klub i madh që çdo lojtar i mirë do të dëshironte të shkonte “, tha Rabiot.

Por lojtari nuk i ka mbyllur derën as United. “Manchester Unitedi? Është e njëjta gjë. Por monentalish jam në pushime. më vonë do të vendos për të ardhmen time, “shtoi ai.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb