Dy avionë luftarakë turq kanë hyrë sot në hapësirën ajrore të Athinës, pa paraqitur një plan fluturimi.

Sipas mediave greke kjo është një shkelje e hapësirës ajrore kombëtare.

Avionët turq u identifikuan dhe u kapën nga pala grekë, në përputhje me rregullat ndërkombëtare, sipas praktikës standarde.

Ndërkohë nga pala turke nuk ka pasur ende asnjë reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb