Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me radhën kilometrike të krijuar në doganën e Kapshticës, teksa ka shkruar se kjo braktisje e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerëzore.

Sipas tij rikthimi i radhëve kilometrike në vitin 2023 është i papranueshëm dhe dëshmi se për zyrtarët e “Rilindjes” pushimi i së dielës vazhdon të jetë më i rëndësishëm se zgjidhja e hallit të mijëra qytetarëve që presin me orë të tëra në mes të të ftohtit për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

Braktisja e qytetarëve në pikat e kalimit kufitar është papërgjegjshmëri çnjerëzore. Rikthimi i radhëve kilometrike në vitin 2023 është i papranueshëm dhe dëshmi se për zyrtarët e “Rilindjes” pushimi i së dielës vazhdon të jetë më i rëndësishëm se zgjidhja e hallit të mijëra qytetarëve që presin me orë të tëra në mes të të ftohtit për të shkuar në shtëpitë e tyre!
Shqiptarët meritojnë të trajtohen me dinjitet, jo si njerëz pa shtet dhe pa atdhe!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe çdo institucion përgjegjës të çohen në këmbë dhe të marrin çdo masë efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb