MAMINAS- Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës- Tiranë, duke rënduar trafikun. Për një gjatësi rreth 3 km është bllokuar qarkullimi i mjeteve në autostradë, në afërsi të Sukthit, pasi janë përplasur me njëri-tjetrin dy autobusë dhe një makinë.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur rreth orës 17:00 pranë Maminasit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Ndërkaq, uniformat blu po punojnë për lehtësimin e trafikut, dhe lëvizjen e automjeteve.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb