Radhë ta gjata makinash janë krijuar nga Rinasi në Fushë-Krujë dhe nga Thumana në drejtim të Fushë-Krujës.

Në videon e siguruar nga “BallkanWeb”, shihet se radhët e automjeteve shkojnë deri në 15 km Në korsitë që shkojnë në drejtim të Fushë-Krujës.

Shkak për këtë është bërë një garë me makina, që po zhvillohet brenda rrethimit të një ofiçine, në dalje të Fushë-Krujës.


Ky aktivitet ka tërhequr kuriozitetin e qindra simpatizantëve të garave me makina. Çdokush që udhëton nga veriu në drejtim të Tiranës, Durrësit, aeroportit të Rinas dhe anasjelltas, duhet të përgatitet për të qëndruar në trafik mbi një orë.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës është vetëm një patrullë e policisë rrugore, e cila po mundohet të zhbllokojë trafikun e krijuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb