Nga Klodiana Haxhiaj

Në Portin e Barit në Itali fluksi i emigrantëve që kthehen për pushime është shumë i madh. Radhët kanë shkaktuar probleme me transportin e mallrave. Në Bari kanë mbetur të bllokuar nga 7 deri në 10 të ditës rreth 70 kamionë transporti mallrash, të cilët nuk po i imbarkojnë në tragete për në Durrës. Shoferet kanë kontaktuar gjatë orëve të natës me mediat, duke sjellë edhe video.

Ata shprehen të shqetësuar për bllokimin e kamionëve të transportit të mallrave, dhe për mungesat e lëndëve të para që priten të vijnë me këto kamionë në ndërmarrjet e ndryshme të Durrësit dhe të vendit.

Shoferët kanë deklaruar në linjë telefonike se shoqëritë e transportit të trageteve që punojnë me kapacitet të plotë ndërkohë ndonëse kanë rritur ndjeshëm çmimin e biletave për kamionët, por tashmë po u japin përparësi mjeteve të vogla të transportit që zënë pak vend në tragete dhe paguajnë më shumë.

Për shqetësimin e tyre ata kanë telefonuar edhe në konsullatën shqiptare të Barit, por theksojnë se askush nuk u është përgjigjur. Shoferët kanë bërë me dije se ky fluks veturash është vetëm 2 herë në vit, ndërsa kamionët bëjnë rreth 5 rrugë çdo muaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb