Qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe të Tiranës është bllokuar thuajse plotësisht, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe kaos në trafikun e kryeqytetit.

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë se mjetet janë ndalur për një kohë të gjatë në segmentin e Unazës, ndërsa shoferët e irrituar presin pa informacion të qartë mbi situatën.

Në pritje të më shumë detajeve, qytetarëve u rekomandohet të evitojnë qarkullimin në Unazën e Madhe dhe të përdorin rrugë alternative.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb