Është kthyer radha kilometrike në Pikën Kufitare të Kapshticës. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se shqiptarët po presin me orë të tëra për të kaluar.

“Dhe pse dje pati normalizim të situatës, mëngjesin e sotëm janë dyndur drejt kësaj pike për të kaluar në Greqi para datës 17 gusht ku ka shtim të masave. Qytetarët janë të shqetësuar për punën e tyre. Radha ka shkuar deri në fshatin Kapshticë dhe mjetet sa po vijnë po shtohen. Nga pala shqiptare po punohet me 8 sportele, 6 në dalje dhe 2 në hyrje. Nga pala greke po punohet me 3 sportele.

Qytetarët i janë drejtuar kësaj pike që në orët e para të mëngjesit.
Kanë dalë mbi 4 mijë shtetas nga pika e Kapshticë drejt Greqisë”, raportoi gazetarja Kodra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: