KORÇË

Edhe pika kufitare e Kapshticës përballet me radhë të gjata. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ditën e sotme radha është tepër e gjatë dhe qytetarët presin prej orësh për të kaluar në Greqi.

Nga ana e palës shqiptare punohet me 6 sportele në dalje dhe 1 në hyrje. Ditën e djeshme nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 1210 persona dhe kanë dalë 2604 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: