Vijojnë prej disa orësh radhët kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Qytetarët shqiptarë që kthehen drejt shtetit grek kanë më shumë se pesë orë në radhë. Ndërkohë pritet që edhe në vijim të ketë radhë të gjata, ndërsa mjetet presin ende në Kapshticë për të kaluar drejt shtetit grek.

Temperaturat po ashtu janë të ulëta dhe në radhë janë kryesisht familjarë mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë.

Për situatën problematike nuk ka pasur asnjë reagim nga pala greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb