Radhë kilometrike janë formuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra, sjell për “BalkanWeb”, pamje nga toka neutrale, ku dhe janë krijuar radhët e gjata të pritjes.

Sipas gazetares, avaria është krijuar për shkak se pala greke është duke punuar vetëm me një sportel. Qytetarët thonë se kanë më shumë se një orë duke qëndruar në pritje, e aktualisht, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Ndërkohë, duhet theksuar se pala shqiptare po vijon punën me ritme të shpejta, me 3 sportele në dalke dhe 2 në hyrje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb