Radhë kilometrike janë krijuar që prej mëngjesit të kësaj të shtune në Pikën Kufitare të Morinës.

Mësohet se vetëm sot kanë hyrë në Shqipëri 25 mijë qytetarë nga Kosova, të cilët vijnë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, Pika Kufitare e Morinës po punon me procedurë të përshpjetuar, për të bërë të mundur kalimin e qytetarëve kosovarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb