ELBASAN

Në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50 në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit. Shkak është bërë ndërrimi i komisionerëve dhe më pas mungesa e një prej tyre. Tre subjektet PS, PD dhe LSI kanë ndërruar komisionerët, por ai i LSI-së ndonëse është njoftuar nuk është paraqitur ende në QV.

z. Gremi, kryetari i Komisionit të kësaj QV tha se ‘kemi një mungesë komisioneri që nu      k është konfirmuar akoma dhe nuk ka ardhur akoma’.
“Të tre supbjektet i kanë ndërruar, PD, PS dhe LSI. E kanë vendosur privatisht vetë komisionerët. Momentalisht nuk ka ardhur ende komisioneri i LSI”, tha ai në një lidhje live me gazetaren Klodiana Lala.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarin Sokol Balla ka deklaruar se mungesa e komisionerëve të LSI është për shkak të mos konfirmimit nga KZAZ. “Komisionerët e LSI janë propozuar, por KZAZ nuk ka bërë ndryshimet siç ka bërë për ata të PD dhe PS”, ka thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb