Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal, në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë bërë radhë të gjata.

Mediat vendase shkruajnë se i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës për të shpërndarë turmën.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të hënën ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara.

Zemaj bëri të ditur ndërkohë se Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera.

Vaksinat janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it dhe do të shpërndahen e jepen falas për qytetarët e vendit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb