Dyndja e emigrantëve që po kthehen drejt atdheut, ka rritur radhët në doganën e Kapshticës.

Gazetarja Lorena Korda raporton për BalkanWeb se momentalisht pala Shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje të vendit dhe 2 në dalje të tij.

Ndërsa pala greke po punon me 4 sportele në dalje. Qindra qytetarë Shqiptare dhe të huaj, zgjedhin pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për te hyre nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Kjo periudhë korrespondon me pushimet që marrin emigrantët në vendin ku punojnë, të cilat i kalojnë në vendin e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticës kanë hyrë 7475 shtetas dhe kanë dalë 3686.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb