Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga padia për gazetën ‘Bild’ e cila botoi edhe audio-përgjimin për zgjedhjet në Dibër. Përmes një reagimi, Paloka thekson se kjo tërheqje provon se ka pasur shit-blerje votash, ndërsa shton se këtë fakt e pranoi edhe kreu i qeverisë.

“Përgjimet e kryera nga vete prokuroria shqiptare dhe te publikuara nga “Bild” , konfirmonin pa asnje dyshim se strukturat e “rilindura” te PS dhe funksionaret e tyre me te larte ne bashkepunim me krimin, kane organizuar blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve te pakten ne dy raste, atyre lokale ne Diber dhe zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017.”, thotë Paloka.

Sipas demokratit, përballja në gjyq me prestigjiozen gjermane do të ishte dërrmuese për Ramën sepse jo vetem do te humbiste betejën ligjore, por sipas tij do të rikthente dhe nje here ne qender te vemendjes manipulimin e zgjedhjeve.

REAGIMI I PALOKËS
Zbythja e Rames para “Bild”-it eshte perfundimisht kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete te njohur sot boterish; faktit se qe nga 2013, zgjedhjet ne Shqiperi blihen dhe manipulohen nga nje organizate kriminalo-politike e vetequajtur “rilindje”.
Pergjimet e kryera nga vete prokuroria shqiptare dhe te publikuara nga “Bild” , konfirmonin pa asnje dyshim se strukturat e “rilindura” te PS dhe funksionaret e tyre me te larte ne bashkepunim me krimin, kane organizuar blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve te pakten ne dy raste, atyre lokale ne Diber dhe zgjedhjeve parlamentare te vitit 2017.
Nje e vertete e denoncuar me se nje here nga opozita, e njohur ne fakt prej shqiptareve, por e pa pranuar plotesisht nga gjithe nderkombetaret.
Pikerisht jehona dhe diskretitimi ne opinionin nderkombetar , e detyroi Ramen qe te shpallte se do e hidhte ne gjyq “Bild”-in per shpifje.
Ai ishte i bindur ne absurditetin e aktit te tij , me bindje e hodhi ate hap fals sepse si hileqar i lindur shpresonte qe me ate levizje ta mpakte fillimisht efektin e denoncimeve te “Bild”-it dhe te fitonte kohe. Te fitonte kohe me vetebesimin se aftesite e tij korruptonjese, do ta nxirrnin dhe nje here pa lagur. Por tentativat e tij per te kompromentuar gazeten apo gazetarin, jo vetem deshtuan por dhe u diskretituan me turp. Rama harroi se nuk po vepronte ne terrenin e tij , ku eshte mesuar te korruptoje nga te gjitha anet, shqiptare e jo vetem.
Ne keto kushte i mbetej qe ose te perballej ne gjyq ose te terhiqej!
Perballja ne gjyq do ishte derrmuese per Ramen sepse jo vetem do te humbiste gjyqin , jo vetem do te rikthente dhe nje here ne qender te vemendjes manipulimin e zgjedhjeve, por sic kishte paralajmeruar gazetari Tiede, do ti viheshin perballe dhe fakte te reja per krimet dhe skandalet e tij !
Ja pse hileqari u zbyth dhe zgjodhi pikerisht kohen e pandemise me shpresen se akti do te kalonte pa buje. Por sic theksova qe ne krye, zbythja e Rames nga gjyqi me “Bild”-in eshte vetem kapitullimi i tij publik perpara nje te vertete tanime te njohur e te pranuar boterisht mbi manipulimin e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Terheqja e Rames konfirmon blerjen dhe manipulimin e votave ne Diber dhe Durres. Rama e pranoj, tani eshte rradha e gjyqesorit te coje para drejtesise pergjegjesit.
Zbardhja e shitblerjes se votave eshte kusht edhe per nisjen e bisedimeve per anetarsim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb