Qytetarët shqiptarë që po presin në radhët prej 5 kilometrash në Kakavijë në Gjirokastër kanë deklaruar se nuk do të kthehen mbrapsht dhe do të presin derisa të kalojnë për në Greqi.

Për gazetaren Klodiana Lala, qytetarët i kërkuan shtetit shqiptar që tamponet të bëhen në Kakavijë dhe jo në Tiranë, teksa shtuan se qeveria shqiptare për ta nuk ekziston pasi në gjithë këto ditë asnjë zyrtar s’ka ardhur për të biseduar me ta.

Kjo është dita e katërt në Kakavijë që qytetarët presin në radhë teksa negociatat vijojnë mes dy vendeve për një zgjidhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb