SPANJE

Rafael Nadal ka nxjerrë në shitje jahtit e tij të ‘vjetër’ “Beethoven” dhe ka vendosur t’i bëjë një tjetër dhuratë vetës.

Untitled 8
Untitled 8

Jahti i ri “Sunreef 80 Power” do të krijohet posaçërisht për 18 herë fituesin e një “Slam”-i dhe do të jetë i gatshëm në vitin 2020.

Jahti 24 metra i gjatë i kampionit spanjoll do të ketë një garazh të madh për të transportuar motor e mjete të tjera ujore. Gjithashtu, do të ketë xhakuzi, pishinë termike, një palestër e shumë më tepër.

“Nuk është sekret që unë e dua detin”, tha kampioni i tenisit Rafa Nadal, i cili pasi shiti jahtin e tij “Beethoven” i ka bërë “dhuratë” vetes një superjaht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb