ITALI- Një bark i rrumbullakosur, forma trupore të dyshimta dhe një martesë në horizont. Rafaella Fico pas Pia-s, vajza që ka me futbollisitin Mario Balotelli është duke pritur një fëmijë tjetër. Të paktën këto janë dyshimet që ngrenë mediat për të, nisur nga fotot e fundit të saj.

Këto foto që e tregojnë të rrumbullakosur nuk janë përgënjeshtruar por as pranuar nga e fejuara e Gianluca Tozzit, data e dasmës së të cilëve po afrohet.

Sipas burimeve të besueshme çifti mund të martohen së shpejti edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur ndonjëherë për një datë ekzakte. Ndërkaq në web sa vijnë e shtohen zërat për një shtatzëni të re të Ficos.

Mediat thonë se edhe në shtatzëninë me Pian ishin format trupore ato që e tradhtuan Rafaelën.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: