Dashuria duket se ka mbaruar për Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi. Sipas zërave duket se djali i Allesandros, Luciano, mund të mos i kenë pëlqyer fjalët e Raffaella Fico në mbrojtje të Ronaldos (i akuzuar për ngacmim seksual), teksa ishte e ftuar në Matrix.

Është ky ndoshta shkaku i prishjes së marrëdhënies së tyre? Të dy kanë pastruar rrjetet sociale nga fotot që kishin së bashku.

Prokurori sportiv në rrjetet sociale tregon shtëpinë e re në Milano ndërsa showgirli sipas të përjavshmes ‘Chi’ është kthyer në Nizza dhe Monte Carlo, ku jeton Mario Ballotelli, babai i vajzës së saj Pia.

Vetëm para pak kohësh në verë të dy ishin fotografuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në Mykonos e Capri.

Showgirli fliste dhe për martesë, por më pas lamtumira e papritur. Ndoshta faji për këtë është i fjalëve në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, me të cilin ish pjesëmarrësja e Grande Fratello ishte në një lidhje prej 11 muajsh në 2009.

Për momentin as Raffaela dhe as Alessandro nuk kanë lëshuar deklarata apo mesazhe në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb