Një dashuri e stuhishme, një ndarje e trazuar, zënka, deklarata, akuza reciproke… por tani gjithçka i përket së kaluarës. Raffaella Fico e ka falur Mario Balotellin, që kërkoi Adn për të pranuar atësinë e të voglës Pia.

Zemërimi dhe inati janë zhdukur, tani ish pjesëmarrja e Grande Fratellos në Itali dhe futbollisti janë miq shumë të mirë, por kush shpreson në një lidhje mes tyre do të mbetet i zhgënjyer. Kjo është ajo çfarë thotë Fico në një intervistë për emisionin ‘Storie italiane’.

‘Sot nëse e mendoj të gjithë atë që kam kaluar nuk ndjehem më keq. Një vit më parë kur e kujtoja ndjehesha keq dhe mendoja ku kisha gabuar’ shton ajo’. Tani jam e qetë dhe raportet me Balotellin janë qetësuar: ’E kam falur Marion për dashurinë që kam për vajzën time.

Flasim, jemi miq. Gjithkush mund të gabojë kur është i ri, tani duhet të ecim përpara’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb