Raffaella Fico është e lumtur dhe mendon për një tjetër fëmijë. Prej pesë muajsh e lidhur me Alessandro Moggi, showgirl e pranon idenë për ti dhënë një vëlla ose motër Pia, vajzës që ajo ka nga lidhja me Mario Ballotellin.

‘Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë të ndërtojmë një familje’. Kështu Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi tregojnë dashurinë e tyre, në një intervistë për të përjavshmen Chi në edicionin e saj të së mërkurës.

Duke folur për Pia, Raffaella thotë:”Tashmë është rritur dhe është një llafazane e madhe” Kur kthehet nga kopshti dhe sheh mamatë e miqve të saj që presin bebe më thotë: ’Mami përse unë nuk kam një vëlla ose një motër?’ Dëshira për tu bërë sërish nënë është e madhe dhe shpresoj se shpejt do të ndodh. Alessandro është njeriu i duhur dhe për këtë jam e sigurt’ shkruan bukuroshja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: