Ajo ka hedhur pas krahëve dy histori dashurie të rëndësishme, një me Mario Balotellin, me të cilën ka një vajzë, Pia, dhe tjetrën me Alessandro Moggi. Raffaella Fico është fotografuar nga pparacët e të përjavshmet Chi, që do ti publikojë fotot ekskluzivisht në numrin e të mërkurës, me të dashurin e saj të ri, një sipërmarrës shumë i pasur fiorentin. Ai quhet Giulio Fratini, dhe është listuar nga Forbes në listën e 100 talenteve nën 30 vjec.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një vit nga historia e dashurisë me Alessandro Moggi, showgirli është fotografuar në Positano me Giulion, trashëgimtar i një familjeje të pasur. Gjyshi i tij Frantini themeloi markën mit të xhinseve Rifle, ndërsa babai i tij Sandro, zinxhirin e hoteleve luksoz Wtb Hotels, dhe posejdon koleksionin e orëve më të mëdha në botë, rreth 2000 të tillë, që kanë një vlerë një miliard euro.

Fico ishte vetëm pa vajzën Pia dhe me Giulio është përfshirë nga pasioni, mes puthjeve hot dhe zhytjeve në pishinë. Fundjava e nxehtë romantike është fotografuar nga revista, që tregon pasionin e çiftit të ri të verës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb