*Ahmetaj: 1200 punëtorë rifituan punën

BALLSH- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka vizituar sot rafinerinë e naftës në Ballsh, me rastin e riaktivizimit të saj dhe rifillimit të punës për 1200 punëtorët e saj. Të pranishëm ishin edhe zv.kryeministri Niko Peleshi dhe përfaqësuesit e grupit investitor amerikan.

“Një lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një premtim i mbajtur i qeverisë”, e ka cilësuar ministri i Financave rifillimin e punës në rafineri.

‎”Çdokush e di se çfarë ka kaluar industria e naftës, sidomos ju që e mbani mend mirë atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar dhe që përfunduat gati gati në skllevër të papunë për disa vite. Hapja e rafinerisë ka në vetvete disa lajme të mira, jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për familjet tuaja dhe investitorët, të cilët dëshiroj t’i falënderoj që bënë të mundur rihapjen e rafinerisë dhe kthimin në punë të 1200 punëtorëve”, tha ministri.

Lidhur me investimin e kopanise amerikane, Ahmetaj tha se:

“Vetëm në vitin e parë janë 52 milionë dollarë investime që shkojnë në rinovimin e rafinerisë dhe më pas të lidhura edhe me fushat e gazit me TransAtlantik që shkojnë në gati edhe 100 milionë dollarë të tjera që do të investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve të naftës dhe të gazit, dhe sigurisht që ka edhe një efekt të drejtpërdrejtë tek operacionet e Bankers sepse kërkohet furnizim në sasi të konsiderueshme për t’u përpunuar nga kjo rafineri”.

Ministri theksoi se ky është një premtim i mbajtur i Kryeministrit dhe qeverisë, dhe “përgjigjja më e mirë për SHQUP-in.

‎”Kryeministri ju premtoi që kjo rafineri do të punonte me çdo kusht që t’ju rikthente në punë dhe për ‎të furnizuar ekonominë shqiptare dhe industrinë e naftës dhe ja ku është fakt”.

Brenda dy javësh rafineria do të punojë me kapacitete të plota me1200‎ punëtorët, ndërsa nga data 1 Tetor fillon prodhimi intensiv i naftës.

PRONONCIMI I PLOTE I MINISTRIT AHMETAJ:

‎”Per mua dhe per qeverine eshte nje lajm shume i mire per ekonomine shqiptare.
Cdokush e di se cfare ka kaluar industria e naftes sidomos ju qe e mbani mend mire ate privatizim te deshtuar dhe korruptiv qe rendoi mbi te gjitha ne kurrizin tuaj si te punesuar dhe qe perfunduat gati gati ne skllever te papune per disa vite.
Hapja e rafinerise ka ne vetvete disa lajme te mira, jo vetem per ekonomine shqiptare, por edhe per familjet tuaja dhe investitoret, te cilet deshiroj t’i falenderoj qe bene te mundur rihapjen e rafinerise dhe kthimin ne pune te 1200 punetoreve. 1200 qytetare shqiptare te cilet cdo mengjes keto vite, nuk kishin pune per shkak te nje privatizimi korruptiv dhe kriminal qe e katandisi industrine e naftes ne kete gjendje qe eshte.

Ju premtuam qe do ta riaktivizonim industrine e naftes, ky eshte fakt. Kryeministri ju premtoi qe kjo rafineri do te punonte me cdo kusht qe t’ju rikthente ne pune dhe per ‎te furnizuar ekonomine shqiptare dhe industrine e naftes dhe ja ku eshte fakt. Sigurisht qe nuk e beri qeveria, po qeveria mbeshteti investitore serioze amerikane per te bere te mundur kete investim gjigand. Vetem ne vitin e pare jane 52 milione dollare investime qe shkojne ne rinovimin e rafinerise dhe me pas te lidhura edhe me fushat e gazit me TransAtlantik qe shkojne ne gati edhe 100 milione dollare te tjera qe do te investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve te naftes dhe te gazit dhe sigurisht qe ka edhe nje efekt te drejtperdrejte tek operacionet e Bankers sepse kerkohet furnizim ne sasi te konsiderueshme per t’u perpunuar nga kjo rafineri.

E theksoj qe une jam i bindur qe dita e sotme eshte nje dite per familjet tuaja, eshte nje dite e mire per ekonomine shqiptare dhe ne fakt i kthen nje pergjigje te denje kukuvajkave te Shqupi-it qe gezimin me te madh kane kur ju vuani. Gezimin me te madh ka qene kur ju keni qene pa pune dhe keni qene pa pune per shkak te tyre dhe sot kane dale dhe bejne kengen e perditshme te kukuvajkes sepse ju po ktheheni ne pune.
Dua te mos e harroni asnje dite se jane gezuar me mjerimin tuaj dhe sot jane trishtuar qe ju jeni kthyer ne pune dhe qe ekonomia shqiptare po sheh nje veper te rivene ne pune nga investitore serioze si kjo kompani qe eshte sot me ju.

Une dua t’i falenderoj per kete investim kurajoz dhe patjeter edhe Bankers per bashkepunimin sepse ne finale eshte nje marreveshje serioze privatesh dhe patjeter edhe TransAtlantik sepse eshte pjese, edhe pse jo e drejtperdrejte, por ne mbeshtetje te ketij operacioni shume te madh.

I pyetur lidhur me pronesine e rafinerise, Ministri u shpreh:

“Dua ta kuptoni ju dhe ta kuptojne qytetaret qe dhenia me qera nuk eshte bere nga ne. Ky aset, kjo rafineri qe shikoni, ka qene, per shkak te atij privatizimi korruptiv, me taksa te papaguara, me furnitore te papguar, me punetore rrugeve dhe e moren ne dore bankat. Pra Bankat e moren kete aset ne dore per shkak te deshtimit te asaj qeverie qe i genjeu te gjithe keta punetore ketu dhe kompania amerikane, pra investitori, e ka blere nga bankat dhe ky aset, pra rafineria, eshte konceptuar si nje operacion me vete, privat mes tyre, bankave dhe dy kompanive. Pronari i ri i rafinerise eshte grupi amerikan, pra investitori.

Nga informacioni qe morem, 200 punetore kane filluar tashme punen‎ ndersa brenda dy javeve te ardhshme do jene raiktivizuar edhe 1000 te tjeret, pra ne kapacitet te plota. Nderkohe ne 1 Tetor fillon prodhimi intensiv i naftes qe eshte nje lajm shume i mire dhe sigurisht qe me investimet, do shohim edhe zgjerime te operacioneve”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb