Raiffeisen Bank ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Postën Shqiptare për shërbimin më të ri që do të ofrojë, për të gjithë klientët e saj, atë të depozitimit cash pranë sporteleve të zyrave postare.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, z. Christian Canacaris dhe Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Raiffeisen Bank i ofron klientëve të saj mundësinë për të kryer transaksione për depozitime cash në llogari të klientëve të bankës apo në llogaritë e personave të tretë (individë dhe biznese të vogla), në zonat e pa mbuluara nga rrjeti i degëve/agjencive.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Drejtori i Përgjithshëm I Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris u shpreh: “Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 1 vjeçare nga të dy ekipet, me një dedikim shumë të madh, jemi në gjendje të fillojmë punën në 9 qytete pilot pranë degëve të postës. Dhe për koincidence është edhe 15 vjetori i bankës Raiffeisen dhe kjo më bën akoma edhe me të lumtur që të firmosim këtë marrëveshje së bashku. Do të doja të theksoja se kjo marrëveshje midis dy institucioneve është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë midis Raiffeisen Bank dhe Postes Shqiptare. Edhe njëherë dua të falënderoj të dy ekipet, atë të Raiffeisen dhe të Postës për bashkëpunimin e tyre, që e bënë të mundur finalizimin e këtij momenti”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij Administratori i Postës Shqiptare z. Laert Duraj u shpreh: “Kjo marrëveshje midis Postës Shqiptare dhe Raiffeisen Bank, në thelb ka kryerjen e shërbimeve të depozitimeve cash në sportelet e Postës Shqiptare, për llogari të Raiffeisen Bank, në 9 qytete që banka nuk ka degë të saja. Jam i bindur që ky është hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë që Posta Shqiptare dhe Raiffeisen Bank do të kryejnë së bashku, për të ofruar një sërë shërbimesh për qytetarët, duke përfshirë të gjithë gamën e shërbimeve financiare që do të mundemi të ofrojmë. Jam shumë i lumtur që me Raiffeisen Bank po firmosim brenda një kohe të shkurtër marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, e cila për Postën Shqiptare përfaqëson një sfidë të kaluar me sukses, pas muajve të gjatë përgatitje të stafit. Posta Shqiptare tregoi që i përmbush të gjitha standardet e Raiffeisen Bank dhe sot konkretizuam këtë marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi për të dyja palët”.
Faza e parë e bashkëpunimit do të aplikohet në 9 zyra postare, në qytetet Memaliaj, Këlcyrë, Poliçan, Fushë-Arrëz, Shëngjin, Rrogozhinë, Maliq, Belsh dhe Delvinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb