Një nga lajmet më të rëndësishme të ditës në botën sportive ka qenë  përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Mino Raiolas. Madje, në disa media shkruhej se agjenti i njohur kishte ndërruar jetë, por më pas ishte vetë ai që reagoi, duke thënë se është gjallë.

Një nga ata që gjithmonë ka patur marrëdhënie të mira me Raiolan është Zlatan Ibrahimovic. Sipas Sport Mediaset, sulmuesi i Milanit i ka bërë një vizitë atij në spitalin “San Raffaele”, natyrisht për t’i qëndruar afër në këto momente të vështira të jetës.

Th
Th

Mesazh mbështetje edhe nga Mario Balotelli.Italiani shkruan në rrjetet sociale: “Të dua, qëndro i fortë Mino”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb