Paraqitja shumë e mirë e Matthaijs De Ligt në suksesin e pastër që Juve arriti kundër Bologna nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e mediave italiane por tifozët bardhezi nuk mund të qëndrojnë të qetë pasi për të trazuar ambientin ka menduar agjenti i tij, Mino Raiola: “De Ligt është gati për një hap të ri. Edhe ai e mendon diçka të tillë.” Kjo deklaratë e bujshme e menaxherit të njohur vjen pikërisht pas takimit që pati me zëvendës presidentin Pavel Nedved.

Vetë De Ligt flet si lider, brenda dhe jashtë fushë: “Dua të fitojë gjithnjë, gjithnjë mundohem të bëjë më të mirën për të marrë tre pikët. Disa herë mërzitem kur kuptoj gabimet taktike, por jo ato të mentalitetit”, theksoi qendërmbrojtësi holandez pas ndeshjes me Bologna.

Në këtë situatë të krijuar, është e qartë që e ardhmja e De Ligt lidhjet shumë me kualifikimin e Juves në Champions sezonin e ardhshëm, nëse Juve mbetet jashtë turneut më të rëndësishëm, vështirë se De Ligt qëndron në Torino pasi është një lojtar që paguhet 8 milionë euro neto në sezon, më i paguari tek Juventus. Gjithnjë sipas mediave italiane, De Ligt mund të largohet edhe nëse vjen oferta e duhur, me apo pa Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb