Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në takimin me një grup kompanish lider në SHBA dhe BE u shpreh se siguria energjetike është e ligur ngushtë me sigurinë kombëtare.

Gjithashtu ambasadorja Kim theksoi se pushtimi i Ukrainës ka shtuar nevojën për diversifikimin e energjisë.

“Mendoj që shumë pak prej nesh do të mendonin se shumë pak prej nesh do të uleshim në këtë konferencë energjetike. Këto projekte kanë dalë në pah se janë të vlefshme dhe janë gjëja e duhur. Sot jemi mbledhur të vendosur për sigurinë dhe energjinë, SHBA ka nënvizuar se komuniteti ynë i aleatëve të sigurojë burimet e energjisë. Të gjithë kemi parë se lufta në Ukrainë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë dhe kemi nevojë të kemi më shumë gazsjellës. SHBA dhe Europa po përballen me sfida të reja. Siguria energjetike ka qenë e lidhur ngushte me sigurinë kombëtare dhe sot shohim kosto të larta. Rajoni duhet të gjejë një zgjidhje për sigurinë energjetike, SHBA janë në një partneritet të ngushtë me Shqipërinë…Jam e emocionuar që shoh që ka shumë drejtues nga qeveri të rajonit për të vepruar”, tha Kim.

Pjesë e këtij takimi të mbajtur në Tiranë janë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb