Rusia po paralajmëron se testet e reja të raketës së saj vdekjeprurëse hipersonike “Satan-2” janë të pashmangshme dhe arma më e rëndësishme e ndërtuar ndonjëherë nga Kremlini është në prag të “prodhimit serial”.

Shefi hapësinor i Vladimir Putinit, Dmitry Rogozin, është parë duke inspektuar raketën gjigante ndërsa ajo u dërgua në një pyll në Siberi nëpërmjet hekurudhës.

“Raketa më e fuqishme në botë me majë bërthamore me rreze globale është duke u përgatitur për teste të reja dhe prodhim në seri”, tha Rogozin.

Muajin e kaluar ai e quajti raketën hipersonike si “arma e kiametit”, ndërsa asaj i atribuohet edhe emri “Sarmat”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Televizioni shtetëror rus dhe politikanët kanë sugjeruar rregullisht përdorimin e raketës gjatë krizës në Ukrainë.

Shefi i Roscosmos vizitoi së fundmi uzinën e mbrojtjes Krasmash në Krasnoyarsk, në Siberinë lindore, për të inspektuar procesin e prodhimit të Sarmat për testet e fluturimit.

Nisja e parë dhe deri më tani e vetme provë e një “Satan-2” ishte më 20 prill nga kozmodromi Plesetsk në Rusinë veriore. Pavarësisht kësaj, Rusia është e përkushtuar të vërë në punë raketën me forcat raketore strategjike të vendit deri në fund të vitit.

Në prill, aleati i ngushtë i Putinit, Rogozin tha se do të kishte “disa teste të tjera për të vërtetuar përputhjen e sistemeve me parametrat teknikë të vendosur nga klienti kryesor që është Ministria e Mbrojtjes së Rusisë”.

Ai gjithashtu ka thënë se prodhimi masiv i raketës hipersonike me peshë 208 ton dhe shpejtësi 15,880 milje për orë është ‘në plan’ dhe do të nisë jo më vonë se vjeshta, gjë që sugjeron se do të ketë disa teste të ardhshme.

Arma ka përmasat e një kulle 14-katëshe dhe Rogozin ka thënë se “Satan-2” është shumë më e avancuar se çdo armë tjetër që ka aktualisht Perëndimi.

“Sa i përket performancës teknike, ajo që ata kanë në arsenalin e tyre sigurisht që mbetet prapa asaj që kemi ne”, tha ai së fundmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb