Bashkimi Evropian ka dënuar numrin e shtuar të lëshimit të raketave nga Korea e Veriut dhe bëri thirrje për një “përgjigje vendimtare dhe të unifikuar” në nivel global, duke përfshirë zbatimin e të gjitha sanksioneve të OKB-së.

BE e sheh numrin “të paprecedentë” të raketave të lëshuara, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale dhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, si një “përshkallëzim të rrezikshëm” nga Pheniani, thuhet në një deklarate të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Gjithashtu Borel bën thirrje që të sigurohet zbatimi i plotë i sanksioneve.

“Bashkimi Evropian u bën thirrje Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara, në veçanti anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të sigurojnë zbatimin e plotë të sanksioneve për të parandaluar Republikën Popullore Demokratike të Koresë nga marrja e materialeve, njohurive dhe financimeve për të mbështetur të paligjshme armatimet e programeve të saj”, thuhet më tej në deklaratë,.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb