Sipas mediave shtetërore siriane, një sulm ajror izraelit i nisur natën plagosi tre civilë pranë Homsit në Sirinë qendrore.

“Rreth orës 00:50 koha lokale, armiku izraelit nisi një sulm ajror me raketa nga drejtimi i Libanit verior, duke synuar pozicione në periferi të qytetit të Homsit”, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA.
“Tre civilë u plagosën, një stacion karburanti civil dhe një numër tankesh karburanti dhe kamionësh u dogjën”, shtoi agjencia, duke shtuar se mbrojtja ajrore siriane ishte në gjendje të kapte dhe rrëzonte disa nga raketat izraelite.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë joqeveritare me bazë në Britani dhe me një rrjet të gjerë burimesh në Siri, “raketat izraelite shkatërruan një depo municioni që i përkiste Hezbollahut të Libanit në aeroportin ushtarak në Dabaa”, në provincën Homs. Pa përmendur viktimat, OJQ-ja iu referua “shpërthimeve të forta” dhe zjarreve.

Që nga shpërthimi i luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli ka nisur qindra sulme në territorin sirian, shumica dërrmuese e tyre nga ajri, kundër pozicioneve të forcave të armatosura siriane dhe aleatëve të tyre, forcave iraniane dhe grupeve të armatosura pro-iraniane, veçanërisht, Hezbollahu i Libanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: