Forcat ruse kanë kryer sulme me raketa në rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv dhe Kharkiv të Ukrainës, tha të dielën Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Gjatë natës në fshatin Zvonetske – rajoni i Dnipropetrovsk — raketa me precizion të lartë me bazë deti shkatërruan selinë dhe bazën e batalionit nacionalist Dnipro, ku përforcime nga mercenarët e huaj mbërritën një ditë më parë,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Maj. Gjenerali Igor Konashenkov.

“Raketat me precizion të lartë të lëshuar nga ajri në zonën e vendbanimit të Stara Bohdanivka, rajoni i Mykolaiv dhe në aeroportin ushtarak Chuhuiv [në rajonin e Kharkiv] shkatërruan lëshuesit e sistemeve raketore anti-ajrore ukrainase S-300 të identifikuar nga zbulimi .”

CNN nuk mundi t’i verifikonte menjëherë këto pretendime.

Më herët të dielën, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, tha se kishte pasur “sirena pothuajse çdo orë” dhe se një sulm rus në kryeqytetin rajonal të Dnipros kishte shkatërruar infrastrukturën.

Ushtria ruse vazhdimisht pretendon se po synon “mercenarët e huaj” dhe formacionet “nacionaliste” në Ukrainë, si pjesë e mesazheve të saj për marrëdhëniet publike rreth luftës në Ukrainë dhe mohon të ketë shënjestruar infrastrukturën civile.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb